Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit

Vizita e Zëdhënësve për Politikat e Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Grupit Parlamentar të SDP-së të Parlamentin të Gjermanisë në MFSK

Prishtinë, 26 korrik  2010

Ministri i FSK-së Fehmi Mujota, së bashku me këshilltarin parë z Ramiz Fazliu dhe me këshilltarin e ekipit ndërkombëtar të NATO-s z Alister Corbet, priti në vizitë një delegacion të partisë SDP të Gjermanisë, të kryesuar nga anëtari i parlamentit  gjerman z Rainer Arnold, Zëdhënës i Mbrojtjes nga SDP, Karin Evers –Meyer Zëvendëse e  Zëdhënësit të Mbrojtjes së SDP, Ulrike Fleicher, punonjëse shkencore e Grupit Punues të Mbrojtjes të SDP-së, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë zoti Hans-Dieter Steinbach.

Në fillim ministri Mujota i falënderoi mysafirët nga Gjermania për vizitën, për kontributin e madh që po jep Gjermania në ngritjen e FSK-së me dëshirë që ky bashkëpunim të zhvillohet dhe thellohet edhe më tej. Ministri i njoftoi mysafirët me zhvillimet e FSK-së; procesin e rekrutimit, pjesëmarrjen e komuniteteve, arritjen e kapaciteteve të para operacionale, nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me disa ministri të mbrojtjes dhe aktivitetet e vazhdueshme për të arritur kapacitet e plota operacionale sipas standardeve të NATO-s, objektiv ky që hapë rrugë për integrime euro-atlantike të FSK-së edhe të Kosovës.

Ndërsa nga ana e tij zoti Rainer Arnold, gjendjen  e sigurisë në Kosovë e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ai po ashtu, duke shprehur kënaqësinë për arritjet e deritashme, shprehu interesim për prezencën e minoriteteve, sfidat dhe zhvillimet e ardhme të FSK-së. Zoti Rainer shprehu gatishmërinë për të vazhduar ndihmën e Gjermanisë, në  rrugëtimin  e FSK-së për tu anëtarësuar në NATO dhe mekanizmat tjerë integrues të UE-së.

Prapa

Ditari i Ministrit: