Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit

Njësia ceremoniale i kryen detyrat konforrmë rregulloreve në fuqi

Prishtinë,  11 mars 2010 


Sqarim për opinionin 

 

Njësia ceremoniale i kryen detyrat konforrmë rregulloreve në fuqi

Sot, pas publikimit të një informacioni jo të saktë dhe jo mirë të formuluar, në TV “Top News”, për Njësinë ceremoniale, të FSK-së, përmes këtij sqarimi i njoftojmë mediet dhe opinionin e gjerë, me sa vijon:. 

Njësia Ceremoniale vepron në kuadër të Brigadës të Reagimit të Shpejtë, dhe  të tria Batalionet e Reagimit të Shpejtë kanë nga një Tog të tyre, për kryerjen e detyrave ceremoniale, si detyra dytësore. Këto njësi janë mirë të trajnuara dhe këtë detyrë e kryejnë në kontunitet për pritjen e delegacioneve të larta  shtetërore, për organizime të ndryshme ceremoniale shtetërore e të tjera, kur një gjë e tillë kërkohet nga protokolli i shtetit.  


Gjithashtu dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë se FSK-ja është e obliguar me rregulloret dhe ligjet në fuqi , që tu përgjigjet të gjitha kërkesave që dalin nga agjenda e zinxhirit komandues ( krerëve më të lartë shtetërorë)


Kjo njësi si të gjitha njësitet të tjera në FSK, i kryejnë detyrat sipas misionit që kanë konformë rregulloreve në fuqi.


Njësia ceremoniale ka komandantin dhe zinxhirin komandues. 

Kjo çështje është e rregulluar edhe me rregulloren, numër 03/2008 –MKSF, dhe Nenit 11 mbi bartjen e armëve për detyra ceremoniale. 

Prapa

Ditari i Ministrit: