Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit

Ministri Mujota prit Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës

Prishtinë,  10 mars 2010

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Z. Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, sot, në një takim pune, priti Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Ministrinë e FSK-së.

Në takim morri pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Z. Fehmi Mujota, me këtë rast, e njoftoi Komisionin Parlamentar me punën dhe me të arriturat e FSK-së, që nga themelimi i saj e deri më sot. Z. Fehmi Mujota, sqaroi komisionin Parlamentar për bashkëpunimin me KFOR-in, i cili tha; se, Ministria dhe FSK-ja, për asnjë moment nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin me KFOR-in, dhe këtë bashkëpunim e vazhdojmë edhe sot. Ai potencoi bashkëpunimin e mirë me NATO-n, dhe me shumë shtete të cilët po na ndihmojnë, për strukturimin, për trajnimet dhe për realizimin e planeve të FSK-së. 

Z. Mujota, Parlamnarët i njoftoi edhe për aplikimin e të rinjve për këtë afat për t’u bërë pjesë e FSK-së. Ai, me këtë rast potencoi interesimin e madh e sidomos të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve.

Këtë afat kanë konkurruar mbi 4000 veta, që është edhe një interesim shumë i madh, ndërsa nga radhët e komuniteteve kanë aplikuar mbi 140 veta, edhe interesimi i pjesëtarëve të komunitetit serb është shumë ma i madh tani.

Pas takimit Ministri Mujota së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, vizituan Komandën e Forcës Tokësore dhe Qendrën e Doktrinës së Stërvitjes, në Ferizaj, ku u pritën nga gjeneral Rrahma Rama, komandant i Forcës Tokësore, gjeneral Enver Cikaqi komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Kolonel Muharrem Rrahmani, ku përmes një Brifingu i njoftuan për misionin, për strukturën, për stërvitjet, për prioritetet dhe për sfidat e kësaj qendre të FSK-së.

Komisioni Parlamentar i Kosovës, më pastaj, vizitoi Qendrën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe  nga afër panë trajnimet dhe punën që po e bëjnë pjesëtarët e FSK-së. Në emër të Komisionit Parlamentar përshëndeti z. Berim Ramasoj. Ata shprehën kënaqësinë e veçantë për zhvillim, strukturimin dhe për punën e madhe që po bënë FSK-ja.  

Prapa

Ditari i Ministrit: