Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit

Fushata e rekrutimit në FSK do të përfundojë me 12 mars 2010

Prishtinë, 24 shkurt 2010

Njoftojmë opinionin e gjerë, sidomos të gjithë ata të rijnë që janë në procedurë e sipër të aplikimit në FSK,  se me vendim të Ministrit të FSK-së z. Fehmi Mujota fushata e rekrutimit do të përfundojë me 12 mars 2010. Është vlerësim i MFSK-së, se fushata e rekrutimit deri më tash është zhvilluar normalisht.

Marrja dhe paraqitja e fletë aplikacioneve vazhdon të bëhet në të gjitha kazermat e FSK-së: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Po ashtu edhe ekipet mobile të regrutimit në teren janë duke vazhduar punën me sukses, në kontakt me qytetarët e Republikës së Kosovës, me të gjitha komunitetet dhe gjinitë.

Fushata do të vazhdojë sipas orarit dhe planifikimit: me 1 mars ekipet mobile të rekrutimit do të jenë në: Graçanicë, Gjilan, Prizren dhe Klinë, dhe me 2 mars në: Mitrovicë, Obiliq, Novobërdë, Kllokot, dhe Rahovec.   

Për informacione më të hollësishme të interesuarit mund të klikojnë në veb-faqen zyrtare të MFSK-së: www.mksf-ks.org. 

Prapa

Ditari i Ministrit: