Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit

Vizita e Gjeneral-brigade Joe Ramires i Ushtrisë së SHBA-ve në MFSK

Ministri FSK-së Fehmi Mujota së bashku me Zv Komandantin e FSK-së dhe Komandant i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) Gjeneralmajor Rrahman Rama dhe bashkëpunëtorë të tjerë, priti në takim Zv Komandantin  e J-5 (Departamentit për Politika dhe Plane) të Komandës për Evropë të Ushtrisë së SHBA-ve Gjeneral-brigade Joe Ramires i shoqëruar nga  ushtarak tjerë të lartë. Ministri Mujota i njoftoi mysafirët me zhvillimet  dhe të arriturat në ngritjen e  FSK-së, me detyrat dhe sfidat që e presin Ministrinë dhe FSK. Me theks të veçantë u bisedua për nivelin e zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me Ministrit e Mbrojtjes të shteteve tjera anëtare të NATO-s. Ministri Mujota po ashtu foli edhe për  fushatën e rekrutimit dhe angazhimin e posaçëm të MFSK-së për të ofruar kushte të barabarta konkurrimi për pjesëtarët e komuniteteve  për në FSK. U diskutua edhe për nevojat e ndihmës për trajnime të FSK-së për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale.

Gjenerali Ramires  e përgëzoi ministrin Mujota për sukseset e arritura nga FSK-ja, vlerësoi lartë angazhimet për ofrimin e mundësive për përfshirjen e të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve. Ai e përgëzoi Ministrin për misionin e suksesshëm humanitar të FSK-së në Shqipëri, sepse përvoja e arritur do të jetë e dobishme për trajnimet dhe zhvillimet e ardhshme.    Ai po ashtu deklaroi se SHBA-të edhe në të ardhmen do të ndihmojnë FSK-në,  në trajnime dhe përgatitje për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, duke vazhduar ndihmën për FSK-në në fushat me interes të përbashkët.

Prapa

Ditari i Ministrit: